Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur pak më parë vendimin lidhur me termin “kombësi” në ligjin për gjendjen civile.
Në argumentin e kësaj gjykate thuhet se, termi “kombësi” është i papajtueshëm dhe se është në kundërshtim me një sërë nenesh.
Sakaq siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në vendimin i cili thuhet se është i formës së prerë, termi “kombësi” cenon parimin e sigurisë juridike.
Mësohet se disa gjykata pak kohë më parë çuan ligjin për gjendjen civile në Kushtetuese, ndërsa me shumicë votash kjo e fundit është shprehur se termi “kombësi” nuk mbron të dhënat personale.
a.y/NOA