Fier, 5 dhjetor 2011, NOA- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 61 vjeçar nga fshati Libofshë e Fierit i akuzuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Trifon Zaka me detyrë roje i linjës hekurudhore Lushnje- Fier dyshohet se gjatë orëve të natës, në vendin e quajtur stacioni i trenit Gradisht të rrethit Lushnjë, ka vjedhur 41 shina të linjës hekurudhore dytësore e cila ishte jashtë funksionit.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Lushnje.
a.y/NOA