Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA - Si në të gjithë botën edhe në Tiranë sot, u prezantua Raportin për Situatën Botërore të Vullnetarizmit.
Edhe pa krizat e shumta që kanë prekur botën në vitet e fundit, është e qartë se përpjekjet e qeverive dhe aktorëve ndërkombëtarë duhet të përforcohet nga njerëzit. Arritja dhe mbajtja e objektivave të zhvillimit të pranuara ndërkombëtarisht, duke përfshirë edhe Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, kanë nevojë për angazhimin vullnetar dhe mbështetjen e popullit.
Megjithatë, vullnetarizmi ende mungon në axhendën e paqes dhe zhvillimit. Raporti tregon se kjo duhet të ndryshojë. Potenciali i plotë i vullnetarizmit mund të shfrytëzohet plotësisht kur ai të njihet si një burim i fuqishëm e universal dhe një komponent i rëndësishëm i kapitalit social të çdo kombi. Ky raport pritet të kontribuojë në një vlerësim më të mirë të këtij potenciali dhe të inkurajojë të menduarit e të vepruarit më strategjik, në mënyrë që vullnetarizmi të përfshihet në politikat dhe programet kryesore për paqe dhe zhvillim.
Raporti i parë mbi Situatën Botërore të Vullnetarizmit sjell në dritë një burim të rinovueshëm, por jo të mirënjohur. Vullnetarizmi është më shumë se një mjet për zhvillim. Vlerat e tij themelore janë të rëndësishme për të drejtuar botën drejt një të ardhmeje më të qendrueshme.
Vullnetarizmi ofron mundësi për të gjithë, për të bërë një jetë aktive në shoqëri dhe për t’u bërë agjentë të ndryshimit. Megjithatë vullnetarizmit ofron më shumë: ai nxit bashkëpunimin dhe kontribuon në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e individëve dhe të shoqërisë së gjerë.
Programi i Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) është organizate e OKB e cila promovon vullnetarizmin në mbështetje të paqes dhe zhvillimit në të gjithë botën.
5 Dhjetori, është dita kur në të gjithë botën përshëndetet kontributi i miliona vullnetarëve në zhvillimin social, uljen e varfërisë, mbrojtjen e mjedisit, paqe, dhe ndihmë në fatkeqësi sociale e natyrore.
a.q/NOA