E hënë, 5 dhjetor 2011, NOA – Ai quhet ABCC9 dhe është geni “gjumash” në ADN e trupit të njeriut. Revista Molecular Psychiatry, sipas agjencisë NOA.al, të gjithë njerëzit që kanë në ADN e tyre këtë gen kanë maninë të flenë më shumë, se sa ata të cilëve u mungon.
Për zbulimin e tij u studiuan 10 mijë persona nga disa vende të Europës. Ekspertët vërtetuan nëpërmjet të dhënave se ekzistenca e këtij geni në trupin e njeriut bën që njerëzit të flenë gjysëm ore më shumë natën se sa ata që nuk e kanë.
Zbulimi i ABCC9 hedh dritë mbi disa mistere ende të pazbuluara të jetës së njeriut.
a.q/NOA