Nju Jork, 6 dhjetor, NOA – Jeni shumë i pasur? Doni të përjetoni tronditje nga aventurat në kufijtë ekstremë të botës?
Viti 2012, i cili përkon në fakt edhe me 100-vjetorin e tragjedisë së fundosjes së anijes së famshme “Titanic” ua ofron pikërisht një të tillë. Bëhet fjalë për ofertën “e çmendur” turistike që ofrohet në SHBA, për një zhytje në thellësitë ku ajo u përhumb 1 shekull më parë.
Gjithçka, për një çmim prej 45.000 € ...
Kështu, gropa e thellë ujore prej 4 mijë metrash, 380 milje larg bregut kanadez të Neëfoundland, premton të jetë më e "nxehta" e vitit 2012, vitin e përvjetorit të 1-qindtë të fundosjes së anijes historike.
E tëra nën guida të organizuara turistike, përmes ekspeditave të specializuara në eksplorime nënujore, shoqëruar me zhytës rusë, që të çojnë drejt vendit ku anija legjendë u mbyt në prill të vitit 1912 pasi u goditur me një ajsberg. 1.523 njerëz u zhdukën nga kjo tragjedi, duke përfshirë edhe miliarderë të tillë si Jacob Astor dhe Benjamin Guggenheim. Mësohet se kostoja e transportit detar për dy javë me vela dhe zhytje në oqeanin e thellë mbi dhjetë orë është mbi 45 000 euro. Shumë, por më pak se 200.000 mijë euro që kërkohen nga Richard Branson, miliarderi "vizionar" i fluturimit të “Virgin Galactic” për disa minuta në hapësirë.
Organizatorët, pohojnë se tashmë kanëe më shumë se 80 rezerva. “Klientët tanë nuk janë vetëm njerëz të llastuar të pasur", thotë Rob McCallum, shefi i dërgesave. "Ka nga ata që kanë punuar shumë për t’i fituar ato para’ dhe nuk e shpenzojnë atë lehtë".
, për aventurën e jetës, sipas tyre, njerëz të tillë janë të gatshëm të heqin dorë nga blerja e një makine të re ose rinovimi i shtëpisë. n.e/NOA