English

“Çmimi për Produktin më të Mirë” për shërbimin e ri, AMC Fix

Tiranë, 6 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Forumi i 3-të Shqiptar i Telekomunikacionit, me temë kryesore “Shqipëria dixhitale: Në rrugën drejt brezit të gjerë”, nderon kompaninë e telefonisë së lëvizshme AMC duke i akorduar një çmim të posaçëm për një nga produktet e saj.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për sektorin e telekomunikacionit në vend, kompanisë iu dha nga organizatorët e aktivitetit “Çmimi për Produktin më të Mirë” për shërbimin e saj më të ri, AMC Fix, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Nisma e fundit e kompanisë së telefonisë së lëvizshme për të përditësuar në përdorim dhe teknologji një shërbimi tradicional siç është telefonia fikse, ka tërhequr vëmendjen e komunitetit të telekomunikacionit.

Gjithashtu, përfaqësues të operatorit më të madh të telefonisë së lëvizshme, diskutuan gjerësisht dimensionet e reja të tregut shqiptar duke vënë theksin te zhvillimet dhe shërbimet e reja të teknologjisë së lartë që i përkasin të ardhmes së afërt.

Forumi i këtij viti e vuri theksin në zhvillimet dixhitale të Shqipërisë, duke qenë se përpjekjet e vendit për t’iu afruar institucioneve europiane parashikohen të jenë të shpejta dhe të një game të gjerë.

r.b/NOA

KOMENTE