English

Emigrantët, raportuesi i OKB nis mbledhjen e të dhënave

Tiranë, 6 dhjetor 2011, NOA - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, priti sot Raportuesin e Posaçëm të OKB për të Drejtat e Emigrantëve, François Crepeau.

Ministri e njohu Raportuesin me hapat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria shqiptare për përmirësimin e legjislacionit në fushën e migracionit dhe përafrimin e tij me legjislacionin e BE si dhe masat e marra për zbatimin e tij.

“Emigrantëve që kthehen për shkak të krizës që ka përfshirë vendet e destinacionit të emigrantëve shqiptarë si pasojë e humbjes së vendit të punës, ne u ofrojmë jo vetëm informacion rreth situatës ekonomike dhe të tregut të punës në Shqipëri, por edhe u ofrojmë mbështetje të menjëhershme me ndihmë ekonomike, formimim profesional falas si dhe mbështetje për punësim nëpërmjet përfshirjes si grupe të veçanta në programet e nxitjes së punësimit”, tha ministri.

“Jam shumë i impresionuar nga hapat e ndërmarrë dy vitet e fundit nga Qeveria për riintegrimin të emigrantëve të kthyer”, u shpreh Raporteri Crepeau, i cili theksoi se qëllimi i vizitës së tij është vlerësimi i situatës në Shqipëri dhe mbështetja e Qeverisë shqiptare për arritjen e të drejtave të emigrantëve. Gjatë takimit Raporteri u interesua në mënyrë specifike për masat e marra për mbështetjen me programe të posacme të fëmijëve të emigrantëve për mësimin e gjuhës amtare, për mbështetjen e personave pa profesion, etj.

a.q/NOA

KOMENTE