English

Kryeministri Berisha vizitë 2-ditore në Francë

Tiranë, 6 dhjetor 2011, NOA- Kryeministri Berisha u nis ditën e sotme për një vizitë 2-ditore në Francë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, gjatë kësaj vizite, Kryeministri do të marrë pjesë në punimet e Kongresit e XX të PPE-së, i cili do të zhvillohet në Marsejë, në datat 7 dhe 8 dhjetor, si dhe do të takojë më datë 9 dhjetor Kryeministrin francez, Francoise Fillon.

Kongresi XX i PPE-së do të diskutojë mbi situatën ekonomikeEvropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë. Kryeministri do t’i drejtohet me një fjalë Kongresit në ditën e parë të punimeve të tij.

Gjithashtu, Partitë Popullore Evropiane dhe Grupi i saj parlamentar në Parlamentin Evropian, do të zhvillojnë një Seminar të përbashkët me temë; “Bashkimin Evropian dhe zgjimi demokratik në Mesdhe : Mbështetja e pranverës arabe, duke shtuar ndihmën për demokracitë e reja”.

Kryeministri Berisha, gjatë ditës se dytë të Kongresit, do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave të PPE-së, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian.

Gjatë kësaj vizite, ai gjithashtu do të takojë ministrin francez për Energjetikën, Eric Besson, si dhe do të vizitojë ekspozitën “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, e çelur në Paris, në Shtëpinë Europiane të Fotografisë.

a.y/NOA

KOMENTE