Vlorë, 6 dhjetor 2011 NOA – Alarm për një bombë të mundshme është lëshuar sot në një gjimnaz të qytetit të Orikumit pranë Vlorës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Incidenti ndodhi në mëngjesin e ditës së sotme kur nga personeli (pastruesja) e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Hasan Pulo” (tani mban emrin Balil Pelari), brenda oborrit përpara derës kryesore të godinës, është konstatuar një pako.
Pastruesja e shkolles qe shihni ne foto, ka sinjalizuar fillimisht mësuesit e parë që kishin ardhur në shkollë e më tej së bashku kërkuan ndihmën e policisë.
Pa vonesë në vend kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë marrë masat për largimin e kësaj pakoje.
Nga këqyrja që i është bërë ka rezultuar që kjo pako të kishte disa tubo prej kartoni të mbështjella me ngjitës.
Nga shërbimet e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave e gjetjen e autorëve të këtij rasti ende të mistershëm.
a.b/NOA