English

Lindsay Lohan futet në reality show Big Brother

Londër, 6 Dhjetor 2011 NOA/R.Bulku - Kërkon dëshpërimisht të kthehet si protagoniste dhe është e gatshme për të qenë pjesë e Big Brother-it anglez të VIP-ave.

Lindsay Lohan, 25 vjeçe, sipas Daily Mail është duke arritur një marrëveshje me producentët e reality show që jepet në rrjetin televiziv britanik Channel 5 të cilët me sa duket kanë fluturuar në Los Anxhelos vetëm për të bindur aktoren.

LiLo pothuajse ka firmosur kontratën, por pritet OK nga gjykata në SHBA që mund ta lërë të lirë atë të largohet.

Një burim anonim ka pohuar për Sunday Mirror: “Lindsay është një prezencë e mrekullueshme për ne. Është një personazh tepër i famshëm dhe në këtë shfaqje do të përplasej me shumë persona të tjerë të njohur”.

Fillimi i shfaqjes është parashikuar në janar të vitit 2012, por Lohan ende nuk ka plotësuar dënimin që i është dhënë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Shpresojmë që të bëhet një përjashtim... Nuk ka asnjë shtëpi më të kontrolluar se ajo e Big Bortherit”, - deklarojnë mediat në Britaninë e Madhe.

r.b/NOA

KOMENTE