Londër, 6 Dhjetor 2011 NOA/R.Bulku - Tragjedia e Titanikut pasurohet sërish me veçanti të reja.
Një studim i hulumtuesve në lidhje me shkaqet që çuan në këtë tragjedi ka bërë të ditur se faji bie mbi timonierin, i cili me sa duket ka pritur më shumë se ç’duhej për të prerë timonin: faktikisht vendimi u mor 30 sekonda me vonesë. Në rast se nuk do të kishte pritur kaq gjatë atëherë çdo gjë do të shkonte ndryshe.
Studimi është publikuar në Sunday Telegraph dhe bie në kontrast me përfundimet e nxjerra nga Wreck Inquiry, ku mbështetet fakti se timonieri kishte prerë menjëherë timonin sapo vuri re ajsbergun.
Studimi i ri bazohet në dëshmitë e Fredrick Fleet, marinarit që dha alarmin dhe Robert Hitchens, marinarit që manovroi timonin, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Sipas studimit rezulton fatale pavendosmëria e William Murdoch, kapitenit të parë të Titanikut, që ishte në krye të detyrës në momentin e tragjedisë.
Titaniku u fundos në prill të vitit 1912. Bilanci numëron plot 1.496 persona ë vdekur, mes tyre shumica pasagjerë por edhe pjesëtarë të ekuipazhit.
r.b/NOA