English

Messi, Xavi dhe C.Ronaldo, këta janë superkandidatët e Topit të Artë

Zvicër, 6 Dhjetor 2011 NOA/R.Bulku - Yjet e futbollit, Lionel Messi, Xavi dhe Cristiano Ronaldo janë tre kandidatët për të fituar trofeun e Topit të Artë 2011 nga FIFA.

Tre finalistët më në fund janë zyrtarizuar pas rreth një muaj nga përzgjedhja që u bë për 23 lojtarët më të mirë, të cilët mund të ishin pretendentë të mundshëm për fitimin e këtij trofeu të lakmuar nga çdo futbollist i talentuar që nuk resht së menduari për gola dhe i fut në rrjetë topat.

Më i favorizuari është padyshim kampioni argjentinas, protagonist i fitoreve të radhës së një sezoni të jashtëzakonshëm të ekipit të Barcelonës, ekip që është shpallur kampion i Spanjës dhe i Evropës.

Çmimi do të jepet më 9 janar të vitit të ardhshëm në Zyrih, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE