Milano, 6 Dhjetor 2011 NOA/R.Bulku - Mund të jetë java vendimtare që do të vendosë transferimin e Carlitos Tevez në skuadrën e Milanit.
Faktikisht në fundjavën që vjen pritet që drejtuesit e klubit të Manchester City ashtu dhe Kia Joorabchian, agjent i lojtarit, të takohen me drejtuesit kuq e zinj dhe do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje të mundshme.
Akordi mes Tevez dhe klubit të Milanit duhet thënë se është arritur, megjithatë mbetet ende një diferencë tepër sinjifikative mes dy klubeve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Milani ndërkohë është interesuar për Maxwell për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Dy marrëveshje drejt konkluzionit, ose të paktën dy tratativa që janë duke marrë jetë.
r.b/NOA