English

Ministrja e Integrimit reagon për dështimin e dytë të Shqipërisë në BE

Tiranë, 6 Dhjetor 2011 NOA - Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu doli me një qëndrim sot lidhur me konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria për të dytin vit rresht nuk e mori statusin për vend kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian, sipas raportimeve nga Brukseli, për shkak të ngërçit politik dyvjeçar.

Këshilli vlerëson zhvillimet e fundit pozitive, bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës, ngritjen e Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore, ngritjen e grupit të punës për reformën e rregullores së Parlamentit, si dhe votimin e ligjeve me 3/5 nga opozita.

Në konkluzionet e Këshillit vlerësohen zgjedhjet lokale të majit si konkurruese dhe transparente, duke inkurajuar vazhdimësinë e dialogut konstruktiv politik, për funksionimin e duhur të institucioneve demokratike.

Këto zhvillime pozitive thuhet në këtë deklaratë, duhet të ndihmojnë për të kapërcyer ngërçin që ka dominuar skenën politike në Shqipëri.

Duke vënë në dukje këto, zonja Majlinda Bregu thotë se “siç kuptohet qartë në konkluzionet e Këshillit, problemi i vetëm që ka penguar për 2 vjet me radhë marrjen e statusit të vendit kandidat, pavarësisht pretendimeve boshe të kryetarit të Partisë Socialiste, i cili nuk pranon as sot përgjegjësitë e tij, ka qenë ngërçi politik i krijuar nga mungesa e vullnetit të opozitës, për të votuar ligjet me 3/5, për t’u angazhuar në reformën zgjedhore dhe për të bashkëpunuar në plotësimin e 12 prioriteteve të BE-së”.

“Nëse opozita nuk do të kishte refuzuar për 2 vjet rresht bashkëpunimin me mazhorancën për përmbushjen e kriterit politik, sot statusi i vendit kandidat do të ishte realitet’, - është reagimi i zonjës Bregu.

Ajo thotë edhe se në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm theksohet se BE, mbetet e angazhuar për të mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.

“Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të garantuar vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën dhe shoqërinë civile, me detyrimin madhor për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit dhe plotësimin e detyrimeve që sjell procesi i integrimit”, - premton Bregu.

e.t/NOA

Lexoni gjithashtu nga argumenti i ditës:

PS: Do bëjmë gjithçka që të mos refuzohet statusi për të tretën herë

KE përshëndet konsensusin për reformat

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi21:20 - 06 Dhjetor 2011
    Kokat qeveritare te Shqiperise qe nga Zogu e deri tani po te kishin pranuar gabimet e tyre,nuk do ishim te fundit ne Evrope.Ndryshe le ta deklarojne qe s'kane asnje mekat. Kuitojme ketu Zonjen Klinton kur sugjeron qe qeveria jone s'jep llogari per X-ks problem,po keshtu kur na mungon trasparenca.Ala pingpong do loze politika?