Budapest, 6 dhjetor 2011, NOA - Hungaria mbështet proçeset integruese dhe anëtarsimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pavarësisht situatës ekonomike në eurozonë kryeministri hungarez Viktor Orban i ka konfirmuar kryetares së kuvendit Jozefina Topalli se Hungaria mbështet Shqipërinë në Bashkimin Europian. “Mënyra më e mirë që të forcojmë Evropën është të pranojmë Shqipërinë si pjesë e Bashkimit Evropian, sepse, Hungaria ishte në një situatë shumë të ngjashme me atë në të cilën Shqipëria është tani. Rekomandimi im për shqiptarët është se ju duhet ta kuptoni këtë situatë jo thjesht si një ëndërr që ju do doni të anëtarësoheni në Evropë, por që Evropa ka nevojë për Shqipërinë”, tha Orban.
Sipas zyrës së shtypit të kryesisë së Kuvendit kryetarja Topalli tha pas takimit me se në focus të bisedimeve ishte bashkëpunimi ekonomik duke synuar rritjen e investimeve hungarze në vendin tonë.
Gjatë qëndrimit në Hungari kryepalramnetarja Jozefina Topalli ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit hungarez. Zonja Topalli u takua me presidentin Pal Schmitt, i cili ka vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet mes vendeve tona, ndërsa tha se do e ketë prioritare një vizitë në vendin tonë në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Po ashtu gjatë qëndrimit në Hungari zonja Topalli zhvilloi një takim me presidentin e noterëve të Europës, Rudolf Kaindl.
a.q/NOA