English

Pas shpërthimit, nesër nis puna në minierën e Bulqizës

Tiranë, 6 dhjetor 2011, NOA- Pas shpërthimit në ndodhur në mesin e muajti tetor ku minatori Naim Shyti humbi jetën si pasojë e shpërthimit të gazit në pusin numër dy në minierën e Bulqizës, dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur, ditën e nesërme pritet të nisë puna në gjithë minierën.

Siç njofton agjencia e lajmeve NOA.al, kanë qenë ekspertë të Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave ata që kanë inspektuar gjithë minierën së bashku me ekspertë të Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Industrisë ata që kanë dhënë “Ok” për nisjen e punës.

Sakaq 700 minatorë do të rifillojnë punën, ndërsa ekspertët e RISHM konstatuan se miniera ka nevojë për riparime në disa nivele.

Pas shpërthimit në minierë, nga ana e specialistëve u tha se ka qenë një shkëndijë zjarri ajo që është është bërë shkak për këtë shpërthim që mori jetën e një personi dhe rrezikoi edhe jetën e shumë të tjerëve dhe pikërisht për të parandaluar fatkeqësi të tjera, u bë edhe pezullimi i punës.

a.y/NOA

KOMENTE