English

Përdorues droge, familja i kërkon policisë ta fusë në burg pasi dhunoi dhe vëllanë

Prizren, 6 Dhjetor 2011 NOA – Dramë familjare në qytetin e Prizrenit ku dy prindër janë vënë në një dilemë të madhe për djalin e tyre. Me dhimbje kanë vendosur se ai më mirë duhet të qëndrojë ca kohë në burg sesa të përkeqësohet në veprimet që bënte.

Ngjarja ka precipituar në rrugën “Petro Marko” të qytetit të Prizrenit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Policia konfirmoi se është ndaluar dhe dërguar ne qeli mbajtëse një djalë në moshën 20 vjeç, pas kërkesës së prindërve.

Familjarët kanë treguar se i riu ishte duke përdorur substanca narkotike. Por, nga familjarët gjithashtu është kuptuar se disa ditë më herët djaloshi i kishte shkaktuar lëndime te rënda trupore vëllait te tij.

Policia tha se kur shkoi të ndalonte të riun, gjatë kontrollit i është gjetur edhe një thikë e cila i është konfiskuar.

a.b/NOA

Foto: Arkiv

KOMENTE