English

PS: Do bëjmë gjithçka që të mos refuzohet statusi për të tretën herë

Tiranë, 6 dhjetor 2011, NOA- Partia Socialiste ka reaguar pak më parë lidhur me konkluzionet e Këshillit Europian, duke konfirmuar edhe një herë konsensusin e arritur mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokraike për integrimin dhe marrjen e statusit të vendit kandidat drejt Bashkimit Europian.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në një deklaratë për mediat, Partia Socialiste shprehet se se konkluzionet e Këshillit të BE-së për Shqipërinë janë një kuadër i plotë dhe kuptimplotë mbi defiçitin demokratik e institucional të vendit tonë.

“Këto konkluzione tregojnë qartë se çfarë e ka lënë Shqipërinë mbrapa të gjithëve në rrugën e integrimit dhe çfarë duhet të bëjë pa humbur kohë Shqipëria, për të mos rihumbur për të tretën herë statusin e kandidatit për Bashkimin Europian”, thuhet në qëndrimin e selisë roze.

Ndërsa duke gjykuar me shumë shqetësim qasjen vetëshfajësuese të palës tjetër ndërkohë që përgjegjësia madhore për dy dështime radhazi me statusin është qartësisht e qeverisë, Partia Socialiste nënvizon vullnetin e palëkundur të saj për të bërë gjithçka i takon që një dështim i tretë të shmanget.

Më herët KE përshëndeti arritjen e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, i cili u përvijua me ngritjen e komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore dhe atë ndryshimit e rregullores së Kuvendit, por edhe miratimin e projektligjeve të rëndësishëm me 3/5, që kërkojnë bashkimin e votave të mazhorancës dhe opozitës.

a.y/NOA

KOMENTE