Sarandë, 6 dhjetor 2011, NOA – Pas marrjes së një informate efektivët e anti-drogës në qytetin jugor të Sarandës kanë zbuluar një laborator për tregtimin e drogës, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.
Nga ky aksion u arrestua shtetasi 27-vjeçar Qamil Shefqet Cërriku, banues në lagjen Nr.4, Sarandë.
Cërrikut iu gjetën në banesën e tij tri pako cilindrike me lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të mbështjella me natriban në ngjyrë kafe.
Sasia e drogës së gjetur peshonte 2.8 kg.
Qamil Cërriku u arrestua nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
mit/NOA