English

Sfilata tradicionale e djallit, festime të çuditshme në Itali (FOTOT)

Itali, 6 Dhjetor 2011 NOA/R.Bulku - Me rastin e festës së “San Nicolo” çdo vit organizohet parada e demonëve “Krampus”.

Ky rit celebrohet çdo 5 dhjetor dhe tërheq me qindra persona kureshtarë për të ndjekur sfilatën, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Çdo vit në zonat e Alto Adige të Friulit gjen vend festa e San Nicolo. Riti ka kulmin e tij me sfilatën e djallit, i cili kalon nëpër të gjithë rrugët e qytetit.

Eventi është një shembull i traditës dhe kulturës, nëpërmjet të cilit mblidhen me qindra persona, rreth një feste që gjithsesi jo vetëm nga ana fetare nuk mund të quhet e pranueshme..

r.b/NOA

KOMENTE