English

Tre burra në pranga, se vodhën letrën higjienike në restorantin ku drekuan

Nju Meksiko, 6 Dhjetor 2011 NOA/R.Bulku - Tre persona janë arrestuar në Nju Meksiko në SHBA dhe kjo pasi kishin vjedhur 10 rrota të letrave higjienike që gjendeshin në banjon e lokalit ku ata drekuan.

Punonjësi i restorantit Burgers, Dogs and Wings të Albuquerque, Josh Flannery-Stewart, ka rrëfyer se tre klientë gjatë kohës së drekës dukeshin tepër të sikletosur dhe flitnin me njëri tjetrin sikur po thurnin ndonjë plan.

U futën në tualet dhe dolën të gjithë me duart të mbushura plot e përplot me rrotat e letrave higjienike. I vendosën në makinën e tyre dhe u nisën, por nuk arritën të shkonin shumë larg.

Policia u sinjalizua nga menaxheri i restorantit dhe për këtë arsye i ndoqi dhe i arrestoi. Letra higjienike është rikthyer menjëherë në restorantin përkatës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE