English

Vidhnin para përmes mashtrimit me karta bankare, kapen dy vetë

Durrës, 6 dhjetor 2011, NOA – Nën mashtrimin kompjuterik dy shtetas janë vënë në pranga për përfitim të paligjshëm të parave, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Dy personat kryenin blerje të mallrave në faqe të ndryshme interneti nëpërmjet kartave të kreditit me të dhëna të përvetësuara në mënyrë të paligjshme.

Por pas tre muajsh hetimi ranë nën prangat e policisë 20-vjeçari Kristjan Pjetri, banues në Komunën Bardhaj Shkodër dhe po procedohet në gjendje të lirë shtetasi E.P., 29 vjeç, banues në Komunën Bardhaj Shkodër.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin prej muajit gusht të këtij viti, kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e kartës së kreditit së shtetasit O.M., në periudha të ndryshme duke kryer transaksione në Internet për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të ofruara nga subjekte tregtare në faqe të ndryshme interneti.

mit/NOA

KOMENTE