English

Vodhi babanë, familjarët dëshmojnë për ta futur në burg

Elbasan, 6 dhjetor 2011, NOA- Policia e Elbasanit vuri në pranga 20 vjeçarin Jurgen Ajazi pasi dyshohet ti ketë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash babait të tij.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, Ajazi, banues në lagjen “Sporti” Gramsh, u arrestua pasi, nga verifikimet e kryera nga ana e policisë si dhe nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezultoi se 20 vjeçari është autor i vjedhjes së 25.000 lekëve, të cilat ia kishte vjedhur babait të tij.

Lidhur me këtë rast Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet për veprën penale “Vjedhje”.

a.y/NOA

KOMENTE