Afganistan, 7 dhjetor NOA - Të paktën 19 persona janë raportuar të vrarë sot nga një bombë në anë të rrugës në jug të provincës Helmand të Afganistanit.
Kreu i sigurisë së kësaj krahine, Muhamed Ismail, tha se midis të vdekurve ishin shtatë gra dhe pesë fëmijë.
Ismail tha se të paktën pesë njerëz të tjerë u plagosën, ndërsa njoftoi se të gjitha viktimat ishin civilë. Provinca Helmand është një nga zonat më të paqëndrueshme në Afganistan.
Forcat e huaja dhe qeveria afgane kanë nisur operacionet më të mëdha të sigurisë për të pastruar rajonin Helmand nga militantët, por kishin vetëm sukses të përkohshëm.
NOA/RFE