English

Bllokohet në Gjirokastër 50 kilogramë marijuanë, e nisur drejt Greqisë

Gjirokastër, 7 dhjetor 2011, NOA- 50 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është bllokuar ditën e sotme nga policia e Gjirokastrës.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, si transportues i lëndës narkotike u shoqërua një person, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Gjirokastrës u njoftua se dy të rinj po transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike drejt shtetit fqinj.

Mësohet se në vendin e quajtur “Fushat e Glinës, në afërsitë fshatit Glinë, dy djem të rinj po transportonin me çanta shpine lëndën narkotike drejt kufirit grek.

Përmes natës, punonjësit e policisë bënë të mundur identifikimin e dy shtetasve, të cilat kishin qëndruar pranë rrjedhës së lumit Drino, po në fshatin Glinë.

Mësohet se sapo kanë pikasur efektivët e policisë, dy transportuesit kanë braktisur çantat dhe kanë vrapuar drejt fushave të Glinës, dhe më pas janë hedhur në lumë duke lëvizur në drejtime të ndryshme nga njëri tjetri.

Ndjekja e dy personave të cilët po bënin transportimin e dy çantave me lëndë narkotike ka vijuar gjatë gjithë orëve të para të mëngjesit, ku rreth orës 09.00 , në afërsi të fshatit Sofratikë është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre shtetasve i dyshuar si transportues i lëndës narkotike .

Pas ndalimit, i riu është dërguar në ambientet e policisë ku po vijojnë më tej hetimet ndërsa pas mbledhjes së materialeve për këtë rast policia e Gjirokastrës bëri edhe shpalljen në kërkim të të riut, i cili u shpëtoi prangave të policisë.

Sakaq nga ana e uniformave blu thuhet se, për arsye hetimi nuk bëhen të ditura asnjë nga të dhënat e dy djemve pasi hetimet janë në vijim.

Gjithsesi uniformat blu konfirmojnë se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka rezultuar se lënda narkotike është blerë në fshatin Lazarat dhe kishte destinacion shtetin fqinj, Greqinë.

a.y/NOA

KOMENTE