Tiranë, 7 dhjetor 2011, NOA – Një qytezë e ngritur në Rrugën “Murat Toptani është një tjetër element i projektit të bashkisë së Tiranës për festat e fundvitit.
Kryebashkiaku Basha tha se, kjo qytezë vjen në Tiranë si përgjigje ndaj kërkesave me standard europian të qytetarëve të Tiranës.
“Në përgatitjet e këtij fundviti nuk është harxhuar dhe nuk do të harxhohet asnjë qindarkë taksapaguesish shqiptarë dhe gjithçka vjen me kontributin vullnetar të bizneseve të kryeqytetit tonë. Motivimi i tyre dhe bashkimi i tyre në këtë kontribut është shenja më e qartë e besimit që këto biznese, qytetarët që i udhëheqin ata, sikundër të gjithë qytetarët tanë, kanë tek e ardhmja e qytetit tonë
Kryebashkiaku bëri të ditur se Dhjetori do të jetë një muaj i veçantë festiv për Tiranën. Sipas Bashës atmosfera do të ndihet në të gjitha lagjet e qytetit dhe askush nuk do të jetë i përjashtuar nga këto festa.
a.q/NOA