Tiranë, 7 dhjetor 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Tiranë- Fushë Krujë, ku për rrjedhojë kanë ngelur të plagosur 5 persona.
Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve NOA.al, në aksident janë përfshirë 3 autovetura çka ka rritur edhe numrin e të dëmtuarve.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se 3 prej të plagosurve janë rëndë dhe janë nisur në drejtim të spitalit.
2 prej makinave të aksidentuara janë tip benz me targa, TR 9926 H dhe TR 5600 T, ndërsa e treta është e llojit volksvagen dhe mban targat LA 7517 A.
a.y/NOA