English

Gjermania braktis Euron? “Jemi duke stampuar markën”

Berlin- 7 Dhjetor, NOA- "Mediat nuk po thonë gjë për të shmangur krizën e panikut në tregje. Por ne që nga e hëna e kaluar kemi filluar të stampojmë markën" Kjo është deklaruar nga një punëtor gjerman në sitin Affari Italiani. "Nga 28 Nëntori ne nuk stampojmë më euro" tha burimi, i cili preferon të mbetet anonim.

Pikërisht në 28 nëntor zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel ka deklaruar se "burimet në Gjermani nuk janë të pafundme dhe Evropa nuk mund të pretendojë të ketë një forcë që nuk e ka. Gjermania është e fortë por nuk kanë fuqi të pakufizuar".

"Duke vazhduar me këtë ritëm - shton punonjësi - do të jemi në gjendje për të plotësuar kërkesën për para që është e nevojshme për të mbuluar tregun tonë të brendshëm që do të vinte nga mungesa e euros”.

a.e./NOA

KOMENTE
  • Doni Misini11:54 - 07 Dhjetor 2011
    Duke pare zhvillimet e fundit qe po ndodhin ne Euro Zone saktesisht ne shtetin e Italis e cila eshte e zhytur ne borgje qe kampin shifra Miliardeshe ateher si zgjidhje e vetme parashihet nderrimi i valutes sepse ky hap do te ndikonte ne zhvillimet e metejshme ekonomike dhe do te stimulonte nje zhvillim me te hovshem ne fusha te ndryshme.