Bergamo, 7 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një emigrant me origjinë shqiptare i cili jetonte prej vitesh në Bergamo të Italisë, gjeti vdekjen duke punuar pasi ra nga skela në një kantier ndërtimi në Assago në periferi të Milanos.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, viktima është 45 vjeçari Muhamed Gjoka i cili la mbas gruan dhe dy fëmijët e tij jetimë.
Emigranti shqiptar ishte me dokumenta të rregullta në Greqi, dhe punonte në një ndërmarrje milaneze e cila kishte marrë përsipër për të ndërtuar një kompleks banimi në unazën perëndimore të qytetit.
Rreth orës 16.30 të pasdites së djeshme, siç thuhet nga policia, Gjoka ra nga skela nga një lartësi mbi 10 metra duke përfunduar në një gropë.
I ndihmuar nga kolegët ai u dërgua me urgjencë në spital, por pas një ore e gjysmë, gjeti vdekjen në duart e bluzave të bardha.
a.y/NOA