Tiranë, 7 dhjetor 2011, NOA- Në mbledhjen e mesditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po diskuton projekt aktin për gjobitjen e subjekteve politike, për shkeljet me kandidatet femra në lista.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në debatin në komision, kreu i KQZ-së Arben Ristani u shpreh se Partia Socialiste rezulton me shkeljet më të mëdha.
Sipas tij për këto shkelje PS duhet të paguajë 72 milionë lekë të vjetra.
Sakaq përfaqësuesit e selisë rozë në komision theksuan se me gjobat tentohet ti bëhet makijazh KQZ-së, pasi pr/akti është jashtë afateve ligjore.
a.y/NOA