English

Kapet 36 vjeçarja, lëvizte me pistoletë me vete

Tiranë, 7 dhjetor 2011, NOA- Një 36 vjeçare me origjinë nga Lushnja përfundoi në prangat e policisë së komisariatit numër 1 në kryeqytet pasi u kap me armë.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, Margarita Zenelaj me origjinë nga Lushnja dhe me banim në Tiranë, u prangos pasi nga kontrolli i ushtruar në çantën e saj u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë Parabel, me një krehër me 8 fishekë.

Mësohet se gruaja iu nënshtrua një kontrolli rastësor, ndërsa pas pyetjeve të uniformave blu nuk dha asnjë informatë se pse mbante armë me vete.

a.y/NOA

KOMENTE