Londër, 7 dhjetor 2011, Rid Bulku/ NOA – Shpella më e frikshme në botë ndodhet në qytetin Coniston në Angli. Ajo ka formën e një kafke njeriu dhe pamja që ofron e parë nga lartë dhe në pasqyrimin në ujë të krijon ndjesinë e një filmi horror.
Hyrja e shpellës është e gjatë 25 metra dhe në formën që ngjanë me zgavrat e syve ka një thellësi prej dy metrash.
Fotografi që ka marrë pamjen nga ajri Peter Bardsley thotë se është një nga pamjet me të çuditshme që ka parë.
Ai thotë se shumë zhytës kanë humbur jetën zgavrat e shpellës gjatë ekspeditave, pasi është shumë e rrezikshme, - raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Pamja më e plotë e kafkës krijohet nga reflektimi i saj në ujë. Për të bërë më interesante, një kompani turistike ka vendosur të zhvillojë guida për zhytësit në këtë vend.
Por në njoftim theksohet se çdo zhytës duhet të jetë mjaft i trajnuar më parë për këtë sport.
r.b/NOA
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet origjina e yllit që është arratisur nga Rruga e Qumështit
Planeti i ngjashëm me Tokën quhet Kepler
Me Google Flights më në fund mund të fluturosh
Shtatë mos..., pasi keni ngrënë bukë
EBay "braktis" shitjet online, hapet dyqani i parë në Londër
Vjen një Facebook enkas për myslimanët
Indi, vret tigrin për të kuruar impotencën
Mbreti i detit, jahti- limuzinë (Foto)
Zbulohet pas 492 vjetësh kodi i Mona Lizës (FOTOT&VIDEO)