Itali, 7 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Në disa qytete Evropiano-perëndimore banorët e zonave të varfra jetojnë rreth 8-10 vite më pak, krahasuar me ata persona që jetojnë në zona të pasura.
Është pikërisht kriza, një ndër faktorët kryesorë që vë në dukje këtë fakt në shumë vende të Evropës, përfshirë këtu dhe fqinjët tanë të Italisë.
Deklarata është dhënë nga Erio Ziglio, drejtor i zyrës evropiane për investimet mbi shëndetin dhe zhvillimet e tyre, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Gjithçka është diskutuar në një mbledhje që po zhvillohet pikërisht në Venecia të Italisë, organizuar nga AFAR (Shoqata “Fate bene fratelli” për Hulumtimet mbi Bio-Mjekësinë dhe Shëndetin).
r.b.NOA