Durrës, 7 dhjetor 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Durrësit ku një person ka gjetur vdekjen.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut industrial, ku një furgon ka përplasur një motorr dhe për rrjedhojë drejtuesi i tij ka gjetur vdekjen.
Ndonëse i dëmtuari është dërguar me urgjencë në spital, përplasja për të ka rezultuar fatale aq sa, as bluzat e bardha nuk i kanë ardhur dot në ndihmë.
Lidhur me këtë rast është shoqëruar në polici drejtuesi i furgonit.
a.y/NOA