Londër, 7 dhjetor 2011, NOA- Lajme të mira vijnë për adhuruesit e luksit ekstrem. Së shpejti pritet të dalë në shitje një jaht i ri tip limuzinë, prej 32 milionë eurosh.
Në bordin e jahtit është ndërtuar një platformë mbi të cilën mund të ulet një helikopter, më tej ka një pishinë, një vaskë Jacuzzi dhe detaje të tjera për super të pasurit.
Në garazhin e “Mbretit të Detit”, është parkuar edhe një limuzinë e vërtetë për të mos ndryshuar standardet e jetesës, pas zbritjes në tokë.
a.y/NOA