Tiranë, 7 Dhjetor 2011 NOA - Një person raportohet në policinë lokale se është marrë peng nga disa persona pak minuta më parë në periferi të Tiranës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Ka qenë një telefonatë në sallën operative në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që njoftoi se një person është futur me dhunë në një makinë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e quajtur “Kafja e Rremës” në kryeqytet.
Forca të shumta policia kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa nisën hetimet për identifikimin e makinës e cila dyshohet se është larguar në drejtim të Dajtit.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se ngjarja ka ndodhur te zona ku ndahet lagjja "Tufinë" me atë të "Babrrusë", pas një sherri mes disa personave.
Pas sherrit autorët kanë futur me dhunë në makinë një person dhe janë larguar. Dhjetëra forca policia kanë nisur një operacion për lirimin e pengut.
a.b/NOA