English

Parlamenti grek miraton buxhetin e vitit 2012

Athinë, 7 Dhjetor 2011 - Ligjvënësit grekë kanë miratuar një buxhet shtrëngues për vitin 2012 - një hap që përfshin shkurtime të mëdha të shpenzimeve dhe rritje të taksave, me qëllim të uljes së borxheve masive dhe daljes nga recesioni.

Buxheti, i mbështetur nga anëtarët e fraksioneve socialiste, konservatore dhe të ekstremit të djathtë nacionalist, u miratua me 258 vota në parlamentin 300 vendësh të parlamentit grek.

Qeveria greke tani për tani është duke mbijetuar me miliarda euro të kredive ndërkombtare të shpëtimit të cilat janë rënë dakord në këmbim me shkurtime të buxhetit dhe rritje të taksave të kërkuara nga Bashkimi Evropian, raporton RFE.

BE-ja po kërkon të parandalojë rënien e euros, e cila përdoret nga 17 shtete anëtare të saj, duke përfshirë edhe Greqinë.

KOMENTE