English

Plagoset nga burri, kërkon ndihmën e policisë në Korçë

Korçë, 7 Dhjetor 2011 NOA – Një grua në Korçë është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë lokale pasi dhunohej sistematikisht prej të shoqit, kurse orët e fundit kishte precipituar në plagosje.

Korrespondentja e agjencisë NOA.al raporton se nga policia u plotësua kërkesë-padia per lëshimin e Urdhrit te Mbrojtjes se Menjëhershme per shtetasen K.Becoku 25 vjeçe, banuese ne fshatin Libonik-Korçë.

“Ky urdhër mbrojtjeje u lëshua dhe kaloi për ekzekutim sepse bashkeshorti Lavderim Besim Becoku 37 vjeç, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj, duke i shkaktuar plagosje të lehtë”, - tha zyrtarisht policia.

Mësohet se burri i dhunshëm po ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale “Plagosje e lehte me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Kurse materialet i kaluan Gjykates se Rrethit Korçë dhe Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Korçë per ndjekje te mëtejshme.

a.f/NOA

KOMENTE