English

Policia e Fierit prangos 3 të shpallur në kërkim

Fier, 7 dhjetor 2011, NOA- Një operacion i policisë së Fierit ka bërë të mundur kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

Burime zyrtare nga policia e Fierit thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, 45 vjeçari Asllan Hetemi, përfundoi në pranga pasi Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit “Arrest ne burg”, për veprën penale “Pengim për ekzekutimin e vendimit te Gjykatës”.

I arrestuari i dytë është 18 vjeçari Elson Rakipi, banues në fshatin Petovë të Fierit.

Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e lehtë”, ndërsa pas verifikimeve të bëra rezultoi se i riu do procedohet në gjendje të lirë.

I ndaluari i tretë është 36 vjeçari Saimir Arapi, banues në fshatin Biçakaj të Lushnjes.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se prangosja e tij erdhi pasi Gjykata e Lushnjes e kishte dëqnuar këtë të fundit me masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë e kryer me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

a.y/NOA

KOMENTE