English

PS publikon listën e aplikantëve për Avokatin e Popullit

Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Pas hapjes së aplikimeve on-line, dhe ngritjes së një komisioni në selinë rozë, Partia Socialiste ka publikuar sot lista e 33 aplikantëve për pozicionin e Avokatit të Popullit. Pas mbylljes së aplikimeve do të shqyrtohen të gjitha dosjet e kandidatve dhe më pas do të nis faza e dytë.

“ Në fund të shqyrtimit, do të përzgjidhet një numër më i vogël kandidaturash që do të ftohen në dëgjesën publike të së hënës date 12 Dhjetor 2011. Shpallja e emrave të përzgjedhur do të bëhet në përfundim të mbledhjes së Komisionit Përzgjedhës të enjten mbrëma nëpërmjet faqes online të këtij konkursi”, njofton selia rozë.

Çdo kandidat apo kandidate do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën e Avokatit të Popullit. “Për paraqitjen e tyre kandidatët mund të përdorin sipas dëshirës edhe në pouer point. 10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes”, njofton selia e PS.

Gjithashtu, sipas PS, dëgjesa do të jetë e hapur për median dhe do të transmetohet e plotë live në ekranin e PS.TV në faqen online të Partisë Socialiste.

Lista e 33 aplikantëve për pozicionin e Avokatit të Popullit.

1.Adrian Kasapi

2.Agron Çaushi

3.Agim Shima

4.Anton Lleshaj

5.Arben Spaho

6.Artur Lazebeu

7.Artur Çobani

8.Besim Ndregjoni

9.Besnik Dervishi

10.Bilal Kola

11.Blerta Kraja

12.Darjel Sina

13.Dëshira Subashi

14.Elidon Habilaj

15.Elisabeta Imeraj

16.Eni Çobani

17.Ermir Dobjani

18.Ermir Hajdini

19.Genci Terpo

20.Gent Ibrahimi

21.Gjet Kola

22. Kastriot Frasheri

23.Ksenofon Krisafi

24.Igli Totozani

25.Irvin Faniko

26.Mikel Gega

27.Nuredin Salati

28.Përparim Kabo

29.Qirjako Qirko

30.Rovena Voda

31.Sokol Hazizaj

32.Sotiraq Nushi

33.Sherif Hoxha

a.k/NOA

KOMENTE