English

Rritja e çmimit të energjisë, sot vendimi

Tiranë 7 dhjetor 2011, NOA - Enti Rregullator i Energjisë pritet të vendos sot për kërkesën e tre institucioneve që operojnë në sistemin elektro-energjetik në vend. Tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST-ja kanë kërkuar rritjen e çmimit të energjisë për vitet 2012-2014 deri në masën 4 për qind.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka sugjeruar që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë. Ndërsa kompania private CEZ Shpërndarje ka kërkuar një rritje me rreth 4.6 lekë për kë/orë. Nga ana tjetër CEZ ka deklaruar se nuk do të kërkojë rritje nëse i falen borxhet që i ka shtetit dhe KESH-it.

Kërkesë për rritje ka bërë dhe Operatori i Sistemit të Transmetim. Ky institucion sugjeron një rritje nga 0.6 lekë në 0.73. Sipas drejtuesve të OST kjo rritje është e domosdoshme për shkak të investimeve që duhet të kryhen në rrjet. Pritet që sot ERE të vendos nëse do të pranojë ose jo kërkesat e tre kompanive. Parimisht Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit.

a.k/NOA

KOMENTE