Londër, 7 Dhjetor 2011 - Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka kërcënuar të bllokojë një traktat të ri të mundshëm të Bashkimit Evropian të dizajnuar për të shpëtuar nga kolapsi për shkak të krizës evropiane borxhit.
Në një artikull të botuar në gazetën britanike "The Times", Kameron thotë se Londra nuk do të mbështesë çdo marrëveshje që nuk mbron atë që ai e përshkruan si “interes britanik”.
Kameron tha se sektori i madh financiar i Britanisë dhe tregu i BE-së do të duhet të mbrohen nëse qeveria e tij do të mbështesë ndonjë traktat të ri të BE-së, citon radio RFE.
Britania nuk e përdor euron, por Franca dhe Gjermania, të cilat e përdorin atë, kanë debatuar një traktat të mundshëm për të forcuar integrimin dhe disiplinën financiare në mesin e vendeve që përdorin këtë monedhë.
Raportet thonë se diskutimet janë përqendruar në një marrëveshje të mundshme mes 17 vendeve që përdorin euron, rreth një pakti që do të përfshinte të gjitha 27 shtetet e BE-së.