English

Vendimi, 14 vjet burg për ish-guvernatorin e Illinoisit

Gjykatësi James Zagel u bazua nën provat për korrupsion që rrjedhin nga përpjekjet e tij për të emëruar dikë për vendin e Senatit të liruar nga zgjedhjet e për President të Barak Obamës në këmbim marrjen e një shume të konsiderueshme për këtë "allish-verish"

CHICHAGO – ILLINOI, 7 Dhjetor 2011 NOA/ Beqir Sina - Në gjyqin e ditë së sotme që është dhe i fundit, i ngritur kundër ish Guvernatorit të Illinoisit me origjinë serbe Milorad R. "Rod" Blagojevich, në gjykatën federale të Çikagos, Blagojevich u shpall fajtor për 17 nga 20 akuzat e ngritura kundër tij.

Ai është shpallur fajtor po ashtu se u përpoq të rrëmbente fonde nga një ekzekutiv spitali.

Demokrati ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2008 dhe është dëbuar nga zyra muajin pasardhës. Ai më parë ishte shpallur fajtor edhe për gënjimin e investiguesve. Ai është guvernatori i dytë i Illinoisit, i cili dënohet për krime federale. Paraardhësi i tij, republikani George Ryan, aktualisht po mbahet në një burg federal

Gjykimi i Blagojevichit:

Shtypi amerikan shkruan sot, se Gjykatësi James Zagel i shqiptoi me një ton karakteristik të dënumeve të këtilla: "Dënimin me 168 muaj burg për ish Guvernatorin e 4-të, të Illinoisit, Rod Blagojevich duke vertetuar akuzat e ngritura më parë kundra tij . Vendimi tha Gjykatësi James Zagel u bazua nën provat për korrupsion që rrjedhin nga përpjekjet e tij për të emëruar dikë për vendin e Senatit të liruar nga zgjedhjet e për President të Barak Obamës në këmbim marrjen e një shume të konsiderueshme për këtë "allish-verish".

Siç dihet Blagojevich ka shërbyer gjashtë vjet si guvernator në shtetin e Illionoit dhe për dy dekada ka qënë udhëheqës kryeor i lobit serbë në SHBA, duke mbrojtur interesat e tyre në Washington.

Dënimi i tij i kthyer në vite burgu është i barabartë me 14 vjet. Gjykatësi, Zagel, në dorëzimin dosjes së dënimit të tij, tha, se abuzimet Blagojevichit, ishin "më të dëmshme se shpërdorimi që do të bënte me këtë rast ndonjë zyrë tjetër në SHBA, përveç zyrës së presidentit" dhe se "pjesa më e madhe e fakteve nuk janë kontestuar. Është e vështirë për të kundërshtuar atë që është nën provat e regjistrimeve filmike. " tha ai.

Zhvillimi i Gjyqit:

Blagojevich e "la veten" e tij në mëshirën e gjykatësit James Zagel në një përpjekje të minutës së fundit për të shmangur një afat të ashpër burgimi e cila sipas ekspertëve të këtyre çështjeve edhe mund t'i kalonte të 50 vjet burg. Për herë të parë, Blagojevich të paktën pranoi se ai theu ligjin, por këmbënguli se ai nuk e dinte se çfarë ishte duke bërë, dhe se "ishte në kohë, dhe vend të gabuar".

"Unë kurrë në jetën time nuk kam qenë me vetëdije i përcaktuar për të thyer ligjin", tha Blagojevich, në fund të gjykimit, i cili erdhi në gjykatë sot i veshur një kostum të zi me një kravatë argjendi. "Juria ishte ajo që vendosi se unë isha fajtor, unë jam këtu për të pranuar vendimin e saj, unë e pranojnë vendimin e Jurisë ! tha ish guvernatori i Illinoit, Rod Blagojevich duke shtuar se "Unë kam askërkend për të fajësuar, por do të fajësoj veten time për budallallëkun tim dhe veprime që kam bërë dhe unë mendova se mund të bëja. Unë nuk jam duke fajësuar askënd. E pranoj plotësisht fajin! "

Shumë analistë besojnë se lutjet Balgojevich ishin shumë pak, para provave të fajit të tij dhe shumë vonë për të kërkuar "fajlen- si një mrekulli". Blagojevich gjatë gjykimeve të tij nuk ka mundur të "hyjë në zemër" të Gjykatësit Zagel ose prokurorëve, i cili kishte kërkuar qysh në fillim një dënim të viteve të burgut nga 15-deri në 20 vjet.

Blagojevich do të duhet të dorëzoj tek autoritetet federale, deri më 16 shkurt 2012 , apelimin, ndërkohë qysh prej leximit të vendimit nga ana e Gjykatësit James Zagel , ai ka për të filluar vuajtjen e dënimit të tij. Ndërsa gjatë kohës që Blagojevich është në burg - father-in-law - vjehrri i tij, Dick Mell, do të mbështesë vajzën e tij Patti Blagojevich dhe dy bijat e çiftit.

Ngjarja :

Serbo amerikani Milorad R. "Rod" Blagojevich, sipas ligjeve amerikane si guvernator i një shteti, nëse pa mabruar mandatin një senator i shtetit të tij për arsye të ndryshme largohet nga detyre, ka të drejt ai pa vota të zgjedhë zvendesuesin deri në zgjedhjet e rradhës. Sipas akuzave dhe provave doli se Blagojevich, duket se i a "shiti" me shuma të mëdha parash një afaristi me origjinë greke Alexi Giannoulias, vendin e lënë nga ish Senatori Obama, i cili në zgjedhjet e viti 2008 kandidoi për President të SHBA.

Senatori i caktuar nga ish guvernatori i Illinoit, Milorad R. "Rod" Blagojevich, i cili caktoi senatorin demokrat Alexi Giannoulias, ishte gjatë asaj kohe në gjyqin federal - i akuzuar për afera abuzive, në vendin që la Presidenti Barack Obama, në vitin 2008, por nuk pranoi të hetohej mbasi kishte imunitetin.

Ish Kongresmeni Mark Kirk, ishte kandidati nga Partia Republikane në Illinois, për të zënë vendin e senatorit që la Presidenti Barack Obama, nga Partia Demokrate, duke në garuar me kandidatin demokrat Alexi Giannoulias.

Ish - kandidati republikan nga Illioni Mark Kirk për karrigen në Senatin Amerikanë në zgjedhjet e vitit 2008, fitoi me një diferncë fare të vogël, dhe është aktualisht Senatori i Illionit me një mandat 5 vjeçar. Senatori Mark Kirk për shqiptarët, është i njohur si një ish-pilot i bombarduesve "F-16", i cili, fluturoi që nga dita e parë 24 marsi 1999, me misione ushtarake mbi Serbi gjatë fushatës 78 ditore, të sulmeve ajrore të NATO-s, në çlirimin e Kosovës.

Senatori republikan, Mark Kirk, e ka vlerësuar shpesh herë dashurinë e madhe që ka populli shqiptarë për Shtetet e Bashkuara- duke treguar se sa shumë pro amerikanë është populli shqiptarë. Shqiptarët e Amerikës e kanë mbështetur vazhdimisht fushatën e tij për çka edhe ai u është shprehur mirënjohës.

b.s/NOA

KOMENTE
  • jeta02:15 - 08 Dhjetor 2011
    Nje lajm jasht zakonisht i mire per shkaun qe burgoset ne chicago, kisha pas deshire qe edhe shum shoke te ti te jen aty me ta.Shkou kudo qe shkon e tregon veten se kush eshte.