Prishtinë, 7 dhjetor 2011, NOA- Mocioni i LëvizjesVetëvendosje, për masat e reciprocitetit me mallrat e Serbisë u votua në parlament me 42 vota pro, 33 kundër dhe 2 abstenim.
Siç njofton agjencia e lajmeve NOA.al. Vetëvendosja në mocionin e saj kërkonte:
1. Qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. 2. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ta nxisë dhe udhëheq bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen zëvendësimeve për produktet e importuara nga Serbia. 3. Qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetëror për ta siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
a.y/NOA