English

Baldwin, sherr në avion për një video-lojë

Los Anxhelos, 8 dhjetor NOA - Alec Baldwin ndryshon avionin dhe kjo me qëllim që të mos rreshti së luajturi në video-lojën e tij. Gjithçka ka ndodhur ditën e martë kur ylli amerikan hollivudian ndodhej në një avion që do të nisej nga Los Anxhelos dhe do të mbërrinte në Nju Jork. Për të zënë kohën e tij, aktori luante në celularin e tij dhe kjo ka vazhduar të ndodhë dhe në çastin kur personeli i ftoi të gjithë pasagjerët për të fikur të gjitha aparaturat elektronike që mbartnin me vete. Pas një diskutimi të gjatë Baldwin preferoi të ndryshonte avion. Që Baldwin është një personazh me karakter tepër të vështirë, diçka e tillë dihej dhe mund të themi se këtij fakti i shtohet dhe pasioni për video-lojërat. Aktori faktikisht ka vazhduar lojën e tij edhe pasi ekuipazhi i kishte kërkuar që të fiknin të gjithë aparaturat elektronike. Në këtë pikë ka shpërthyer dhe debati me personelin në bord. Baldwin ka theksuar në profilin e tij të twitter se në atë moment avioni ende nuk ishte nisur dhe nuk kishte asnjë rrezik, por personeli ka vazhduar të insistojë dhe më pas aktori u “detyrua” të merrte vendimin drastik. r.b/NOA

KOMENTE
  • Zeta Bendaj09:00 - 08 Dhjetor 2011
    donte te dukj se ishte viv apo cfare,une mendoj se ne nje loje rregullat jane per te gjithe njesoj je a po sje vip