English

Bruksel, Klinton: Kosova nuk mund të mbetet e izoluar

Bruksel, 8 dhjetor 2011, NOA - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit në Bruksel me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton ka marrë mbështetjen e palëkundur të sekretares amerikane për Kosovën.

Në këtë takim, që gazeta telegraf bën me dije se ishte i paplanifikuar më parë në kuadër të vizitës së kryeministrit Thaçi në Bruksel, është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Klinton, ka përshëndetur marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka kërkuar që ato të zbatohen në mënyrë që të dëshmohet konstruktivitet.

Në këtë takim është diskutuar edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, ku sekretarja amerikane e Shtetit ka ofruar mbështetje duke bërë të qartë se Kosova nuk mund të mbetet e izoluar.

Më tej, Klinton i ka kërkuar qeverisë së Kosovës të vazhdojë reformat në gjyqësi dhe në sektorë tjerë të rëndësishëm, në emër të stabilitetit politik në vend.

mit/NOA

KOMENTE