Marsejë, 8 dhjetor 2011, NOA- Kreu i grupimit të djathtë të Partive Popullore Europiane, Josef Daul shprehet se në Shqipëri është vendosur demokracia.
Sipas tij kjo tregon se partitë politike po punojnë së bashku për të ardhmem.
Në fjalën e mbajtur në vijim të punimeve të Partive Popullore Europiane, Daul shprehet se, “Raporti ynë me parlamentarët europianë është pozitiv në drejtim të integrimit të Shqipërisë. Jam i vetëdijshëm që ekzistojnë ende disa probleme teknike që edhe komisioneri Stefan Fyle na i ka paraqitur në analizën e tij më të fundit, madje unë kam folur për këto edhe me Kryeministrin Sali Berisha për zgjidhjen e tyre. Gjëja kryesore është demokracia dhe respektimi i rekomandimeve që do ta çojnë vendin drejt Europës”.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Daul konfirmon mbështetjen ndaj Shqipërisë duke shtuar se vetë ai ka punuar shumë për Shqipërinë, në rrugën drejt integrimit, ku veçon kryesisht edhe bashkëpunimin e Kryeministrit Berisha në këtë drejtim.
a.y/NOA