English

Edi Rama: PD nuk e goditi që në fillim Enver Hoxhën

Tiranë, 8 Dhjetor 2011 NOA– Edi Rama sulmon në distancë kryetarin e mazhorancës Sali Berisha duke vlerësuar se ai ka monopolizuar Partinë Demokratike. Kurse duke u kthyer në kohë, z.Rama tha se në fillim të viteve ’90, “Partia Demokratike nuk e goditi që në fillim Enver Hoxhën dhe as nuk liroi që në fillim të burgosurit politikë”, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Në Institutin e Lartë të Arteve u akumulua një revoltë e madhe. Në këtë akademi, në këtë skenë, u godit për herë të parë diktatori dhe foli një i burgosur politik”, deklaroi Edi Rama para studentëve dhe intelektualëve të mbledhur në takimin e organizuar nga PS, “Refleksione 2011”. Rama ndodhej me bashkëshorten Linda Basha në aktivitetin "Refleksione 2011" ku para fjalimit të z.Rama u zhvillua një koncert ku ishte i ftuar këngëtari Altin Goci.

Më tej erdhi akuza direkte për mazhorancën aktuale, duke bërë kthim në kohë, mbi dy dekada më parë: “Partia Demokratike nuk e goditi që në fillim Enver Hoxhën dhe as nuk liroi që në fillim të burgosurit politikë”.

Kryesocialisti duke kujtuar atë periudhë tha se “refleksionet ishin hapësira e individit dhe shtoi: “Mbledhja e parë Refleksionit u bë pa energji elektrike, ishte periudhë kur mbizotëronte frika”.

Më tej z.Rama tha se “momenti kur u tha që të hiqet figura e Enver Hoxhës ishte momenti më i rëndësishëm”.

Rama kujtoi edhe se “aty u nënshkrua peticioni i parë drejtuar Ramiz Alisë, në atë kohë kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, post që e “trashëgoi” pas vdekjes së Enver Hoxhës”.

Rama tha se në peticion kërkohej goditja e figurës së Enver Hoxhës” por shtoi se “letra-peticion nuk u botua nga shtypi opozitar i kohës”.

“Nuk ka gjë më interesante në histori, për atë që ishte partia e tij, Saliu thotë është imja. Ajo (Partia Demokratike) që ishte e jona, Saliu thotë se është e imja”, - ishte deklarata tjetër e z.Rama ku akuzonte Berishën për “monopolizim” të PD.

Në vijim z.Rama tha se “unë kurrë nuk do të jap këshilla për të rinjtë. Gjithsesi nëse thoni se nuk merreni me politikë, ta dini se merret ajo me ju”.

e.t/NOA

Lexoni gjithashtu:

Fratini: Është e tmerrshme, si Edi Rama punon kundër Shqipërisë

Berisha në PPE: Rama dështoi, shpëtoi veten me statut Rama: Ka ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit Integrimi në BE dhe bashkëpunimi pozitë-opozitë, dërgata e Brukselit në Tiranë Dritëhijet e demokracisë shqiptare, sot, 21 vjet nga Lëvizja e Dhjetorit ’90 Rama nga Berati: Berisha nuk përdor mjete normale për të mbajtur pushtetin Shpërthen kryetari i PPE: Edi Rama ndoshta është pak i sëmurë mendor Rama kritikon kreun e OSBE: Jo bojkoti, por vjedhja e zgjedhjeve i kushtoi vendit 2 vjet Presidenti “kërcënon” gazetarin: Po i hiqni vetes të drejtën për intervistë tjetër I treti i vërteti? Pse Leka Zogu II ka më shumë shanse të bëhet Mbret i Shqiptarëve Kriza, Italia do ndërpresë kuotat zyrtare të emigracionit për Shqipërinë

KOMENTE