Francë, 8 dhjetor NOA - Në Francë, ditët në vazhdim, do të nisë debati parlamentar mbi një propozim të fortë të ligji, i cili ka si synim të ndëshkojë rëndë ata persona që shfrytëzojnë prostitucionin. Sipas dizenjimit të ligjit, i cili është propozuar nga Associated Press, klientët që “favorizojnë, pranojnë dhe përftojnë”, seks në këmbim të parave do të rrezikojnë 2 muaj heqje lirie dhe një gjobë prej 3 mijë e 750 euro. Në rast se shërbimet seksuale ofrohen nga persona minorene, atëherë klienti rrezikon 3 vite burgim dhe një gjobë prej 45 mijë euro. Detyra mbi dizenjimin e ligjit do të varet nga koha që do ti duhet Dhomës bazë të parlamentit për të aprovuar një tjetër propozim, i cili do të lidhë trafikun e prostitucionit me atë të qenieve njerëzore. r.b/NOA