Marsejë, 8 dhjetor 2011, NOA/Irma Toptani - Është e tmerrshme, e tmerrshme. Berisha ka një kundërshtar si Rama që gjithmonë punon kundër Shqipërisë. Deklarata e fortë është bërë sot, nga ish-Ministri i Jashtëm Italian Franco Frattini, në kuadër të punimeve të Partive Popullore Evropiane në Francë, ku prej dy ditësh është i pranishëm edhe Kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Frattini gjatë takimit me kryeministrin dhe anëtarë të tjerë të delegacionit italian të PDL (Popolo della Liberta) në PPE është shprehur:
“Është e tmerrshme, e tmerrshme. Kryeministri Berisha ka një kundërshtar si Edi Rama që gjithmonë punon jo vetëm kundër kryeministrit, por fatkeqësisht edhe kundër Shqipërisë”.
Më herët, ish-Ministri i Jashtëm Italian, Franco Frattini komentoi situatën në vendin tonë, duke thënë se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në realizimin e reformave dhe në zbatimin e atyre reformave që ka premtuar të realizojë. Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në komentin e tij për vendin tonë Frattini thotë se, e rëndësishme këtej e tutje është vazhdimi i zbatimit të planit të reformave.
Kurse shtoi: “Mendoj se Shqipëria meriton besimin e Bashkimit Europian. Edhe më herët kam theksuar se sa e rëndësishme është për Shqipërinë bashkëpunimi politik mes grupeve kryesore politike, të cilat ndihmojnë që të funksionojë dhe parlamenti dhe kjo është gjëja e duhur që do të ndihmojë Shqipërinë në integrimin europian”. Në vijim ai u bën thirrje forcave politike që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën pasi sipas tij, bashkëpunimi do t’u sjellë edhe suksesin e integrimit dhe duhet të kihet parasysh se integrimi është në interesin e të gjitha palëve. Ndër të tjera Frattini, jep edhe mbështetjen e vendit të tij në rrugën e integrimit duke thënë se, “Italia është një mbështetëse e plotë e integrimit të Shqipërisë, ne po presim raportin përfundimtar por Shqipëria e meriton që të jetë sa më shpejt një anëtare e BE me të drejta të plota”.
a.y/NOA Lexoni gjithashtu:
Berisha në PPE: Rama dështoi, shpëtoi veten me statut
Rama: Ka ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit
Integrimi në BE dhe bashkëpunimi pozitë-opozitë, dërgata e Brukselit në Tiranë
Dritëhijet e demokracisë shqiptare, sot, 21 vjet nga Lëvizja e Dhjetorit ’90
Rama nga Berati: Berisha nuk përdor mjete normale për të mbajtur pushtetin
Shpërthen kryetari i PPE: Edi Rama ndoshta është pak i sëmurë mendor
Rama kritikon kreun e OSBE: Jo bojkoti, por vjedhja e zgjedhjeve i kushtoi vendit 2 vjet
Presidenti “kërcënon” gazetarin: Po i hiqni vetes të drejtën për intervistë tjetër
I treti i vërteti? Pse Leka Zogu II ka më shumë shanse të bëhet Mbret i Shqiptarëve
Kriza, Italia do ndërpresë kuotat zyrtare të emigracionit për Shqipërinë